Gjilanasit i zhduket bashkëshortja, e lajmëron në Polici

Një grua nga fshati Caparë i Gjilanit është raportuar e zhdukur.

Burri i saj ka raportuar në Polici se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer, transmeton Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri