Zyrtarja e bankës raporton se një klient ka deponuar rreth 1000 euro të falsifikuara

Dje në një bankë në Prishtinë një person dyshohet se ka deponuar rreth 1000 euro të falsifikuara.

Policia ka sekuestruar monedhat, ndërsa rasti është duke u hetuar, transmeton Zeri.info.

“Ankuesja femër kosovare, zyrtare e një banke, ka informuar se nga një klient janë deponuar 936 € para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri