Nuk e lironte zyrën e prokurorit, arrestohet një person i veshur me antiplumb

Një person është arrestuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se ai është arrestuar, pasi nuk e kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull.

“Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri