Fotografia e arrestimit të Justin Timberlake shndërrohet në vepër arti
Muajin e kaluar, Justin Timberlake, u arrestua për shkak se po voziste në gjendje të dehur.
Megjithatë, e gjithë kjo ngjarje ka marrë vëmendje të madhe në internet, e madje janë krijuar edhe ‘meme’ të ndryshme.
Tani, fotografia e arrestimit të yllit të famshëm është shndërruar në një pjesë të artit të stilit ‘Warhol’ nga artisti Godfrey Lohman.
E titulluar “Tuesday Night Out Featuring Justin Timberlake”, pjesa është e ekspozuar në Galerinë Romany Kramoris në Sag Harbor, New York.
“Reagimi im ishte, “Oh Zoti im! Kjo është e mrekullueshme! Është thjesht e mrekullueshme”, tha pronari i galerisë Romany Kramoris për Page Six pasi pa për herë të parë punën e Lohman.
Sag Harbor është vendi ku Timberlake ishte jashtë duke pirë natën kur u arrestua, pasi u ndalua me dyshimin se po drejtonte në një “gjendje të dehur”.
Këngëtari – albumi më i fundit i të cilit “Everything I Thought I Ëas” doli në mars – u dënua me një akuzë të vetme për kundërvajtje dhe u lirua menjëherë. /telegrafi
Justin Timberlake’s mugshot turned into art at Sag Harbor gallery after Hamptons DWI bust https://t.co/ag37JMtduV pic.twitter.com/8niBDtOkL3
— Page Six (@PageSix) July 2, 2024