Arrestohen dy persona në Gjilan, konfiskohet marihuanë e kokainë

Dy persona janë arrestuar sot në Gjilan nga policia, si të dyshuari për shitblerje të narkotikëve.

Bëhet e ditur se Antidroga konfiskoi marihuanë dhe kokainë, në një sasi prej gjysmëkilogrami, të përgatitur për shitje.

E përpos narkotikëve, autoritetet e rendit konfiskuan edhe prova të tjera si: mbi 2 mijë euro para të gatshme, armë, municion, telefona, por edhe një veturë.

Sipas këtij burimi, dy të arrestuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit. /klankosova