Kurti udhëton në Turqi, takon guvernatorin e Izmirit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për vizitë në Turqi. Ai sot në Izmir u takua me guvernatorin e Izmirit Suleyman Elban.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar guvernatorin Suleyman Elban në zyrën e tij”, ka shkruar zyra e Guvernatorit të Izmirit në platformën “X”.

Kurti po ashtu do të takohet edhe me diasporën shqiptare në Turqi.