Vajza në Pejë e raporton babanë për dhunë fizike ndaj saj
Një vajzë nga Peja e ka raportuar në Polici babanë e saj.
Ajo ka njoftuar Policinë se është sulmuar fizikisht nga babai i saj, i cili gjendet në arrati, transmeton Zeri.info.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar Policinë se është sulmuar fizikisht nga babai i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, është iniciuar rasti. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri