Eksperti tregon pse duhet të pini ujë të ngrohtë çdo mëngjes
Shumë prej nesh kemi rutina standarde të mëngjesit. Rutina mund të përfshijë qoftë ushtrimet, zgjatjet, ngrënien e një vakti ose edhe shikimin e televizorit.
Pijet e nxehta si çaji ose kafeja janë gjithashtu një mënyrë e zakonshme për të nisur ditën, shkruan Express.co.uk.
Por, një ekspert ka rekomanduar një lloj pijeje më pak të zakonshme në mëngjes, që mund të sjellë përfitime të shumta shëndetësore.
@doctorsood Do you drink warm water?
ë original sound - DoctorSood, M.D.
Sipas doktorit, Kunal Sood, konsumimi i ujit të ngrohtë mund të jetë mënyra e përsosur për të nisur ditën tuaj.
Përmes platformës TikTok, ai shpjegoi tre përfitime të pirjes së ujit të ngrohtë përpara se të bëni ndonjë gjë tjetër.
“Ekzistojnë tre arsye pse duhet të pini më shumë ujë në stomak të zbrazët”, tha ai.
Sipas tij, pirja e ujit të ngrohtë mund të përmirësoj tretjen, ju ndihmon të humbni peshë, përmirëson qarkullimin e gjakut.
“Numër një, do të përmirësojë tretjen tuaj”, tha ai.
“Teoria është se uji i ngrohtë do t’ju ndihmojë të shpërndani ushqimet që zakonisht e keni të vështirë t’i tretni. Ka gjithashtu hulumtime që uji i ngrohtë mund të ndihmojë në kapsllëk”.
Ai iu referua një studimi shkencor, të botuar në revistën Gastroenterology Nursing në 2016.
Ky studim zbuloi se uji i pijshëm me një temperaturë prej 37 gradë Celsius kishte “ndikim të favorshëm në lëvizjet e zorrëve”.
Dr Sood më pas shpjegoi se si uji i ngrohtë mund të ndihmojë përpjekjet për humbje peshe.
“Uji i ngrohtë mund të nxisë përkohësisht metabolizmin e trupit tuaj”, tha ai.
“Kjo është për shkak se trupi juaj do të punojë për të sjellë ujin e ngrohtë në temperaturën e trupit tuaj, kjo rritje e lehtë e shkallës metabolike në ndihmë kur jeni duke u përpjekur të digjni kalori”.
Ai shtoi: “Dhe së fundi, do të përmirësojë qarkullimin dhe rrjedhjen e gjakut.
“Kjo është për shkak se pirja e ujit të ngrohtë do të zgjerojë enët e gjakut”.
Megjithatë, ai përfundoi me paralajmërimin: “Është e rëndësishme të kihet parasysh dhe të sigurohet që uji të mos jetë shumë i nxehtë për të shmangur një djegie të mundshme”. /Telegrafi