Kurti në Tiranë, pjesëmarrës në homazhet dhe varrimin e Ismail Kadaresë

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me anëtarë të kabinetit të tij, do të marrin pjesë në homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar merr pjesë në homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë”, thuhet në njoftim. /Zëri