Ceremonia e nesërme shtetërore për nderimet dhe përcjelljen e fundit të Ismail Kadaresë, ky është programi

Nesër (3 korrik) do të mbahet ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 88 vjeçare.

Siç bëhet me dije homazhet publike do të nisin nesër në ora 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Më pas në orën 11:30 do të nis ceremonia shtetërore e Lamtumirës, ndërsa në orën 12:30 do të nis kortezhi për përcjelljen e Kadares drejt banesës së fundit në varrezat e Tufinës.

Ceremonia Shtetërore për Nderimet dhe Përcjelljen e Fundit të Personalitetit të Shquar të Letrave Shqipe, Ismail Kadare.
09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit
Popullor
11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës
12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës.