Zvicra tërheq miellin e misrit të importuar nga Serbia, u gjetën toksina
Autoritetet zvicerane urdhëruan tërheqjen e miellit të misrit të importuar nga Serbia, pasi u zbulua se përmbante mykotoksina.
Sipas Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF) të Komisionit Evropian, tërheqja u urdhërua kur Fumonisins u gjetën në miell misri të bardhë dhe të verdhë me origjinë nga Serbia.
RASFF-i e klasifikoi rrezikun për konsumatorët si potencialisht serioz.
Sipas portalit RASFF, mielli i bardhë i misrit u zbulua se përmbante 1388 kg të mykotoksinës, më e lartë se 1000 kg e lejuar. Mielli i verdhë u zbulua se përmbante 1585 kg. Mostrat e testuara janë marrë më 12 mars. /Zëri