Lajçaku takohet me Petkoviqin, më pas edhe me Bislimin
Në Bruksel ka filluar takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, ku këtë herë do të takohen kryenegociatorët.
Me takimin bilateral të delegacionit serb, i udhëhequr nga Petar Petkoviq dhe të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak, filloi rundi i ri i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik.
Pas takimit me Petkoviqin, Lajçaku do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Ideja është të organizohet një takim trepalësh më pas, transmeton Zeri.info.