Kryeparlamentarja sllovene takohet sot me kryediplomaten Gërvalla
Kryeparlamentarja e Sllovenisë, Urska Klakocar Zupançiq, po qëndron edhe sot në Kosovë.
Ajo në orën 10:00 do të pritet në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, pret në takim kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë, Urška Klakoëar Zupançiq. (Objekti i MPJD-së)”, njofton MPJD-ja.
Zupançiqi dje është takuar me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe presidenten Osmani.