Franca fiton me një autogol dhe kalon në çerekfinale
Franca ka arritur të kualifikohet në fazën çerekfinale të kampionatit evropian “Euro 2024”, pasi fitoi ndaj Belgjikës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” përfundoi me rezultat 1-0.
Golin e fitores për skuadrën franceze arriti ta shënojë lojtari kundërshtar Vertonghen në minutën 85-të (autogol).
Kësisoj, me këtë fitore Franca tashmë e ka të siguruar biletën për në fazën çerekfinale.
Franca në çerekfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Portugali - Slloveni. /Zëri