Destani: Kadareja iku si ndër shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit 20 - 21, duke lënë pas krijimtarinë e tij gjeniale
Filantropi e afaristi i njohur Lazim Destani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se lajmi mbi ikjen nga jeta e shkrimtarit tonë me famë botërore, Ismail Kadare, është mjaft pikëlluese.
Teksa shpreh dhembjen për humbjen e kolosit të madh të letrave shqipe, Destani shkruan se “Kadareja iku si njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit 20 dhe 21, duke lënë pas krijimtarinë e tij gjeniale”.
Postimi i plotë:
Është pikëllues lajmi mbi ikjen nga jeta të shkrimtarit tonë me famë botërore, Ismail Kadare.
Familjes së të madhit Kadare dhe mbarë bashkëkombësve tanë u shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera.
Kadare iku si njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit 20 dhe 21, duke lënë pas krijimtarinë e tij gjeniale.
Do të jemi përjetësisht mirënjohës edhe për kontributin e tij të paçmueshëm në promovimin dhe ngritjen e imazhit të kombit shqiptar, si një nga kombet më të vjetër evropianë.
Në paqe u prehtë shpirti i tij!