Kraja: Ditë zie për letërsinë, por edhe çaste të mburrjes e krenarisë
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, tha se sot është ditë zie, por edhe çast krenarie.
Me rastin e vdekjes së Ismail Kadaresë, Kraja publikoi një fotografi me shkrimtarin, duke shkruar: “Sot është ditë zie për letërsinë, por janë edhe çaste të mburrjes dhe krenarisë”.
“Rrugë të mbarë për në amshim, mik i çmuar!”, shkroi Kraja.
Kadareja vdiq sot në moshën 88-vjeçare, pas një arresti kardio-respirator.