Osmani uron popullin e Kanadasë: Festojmë miqësinë tonë të qëndrueshme
Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka uruar popullin dhe shtetin e Kanadasë për Ditën e tyre.
“Për miqtë dhe aleatët tanë të dashur në Kanada, gëzuar Ditën e Kanadasë!”.
“Lidhja midis dy vendeve tona është krijuar në frymën e demokracisë dhe në angazhimin tonë të përbashkët për paqen, drejtësinë dhe të drejtat e njeriut”.
“Sot ne festojmë miqësinë tonë të qëndrueshme”, shkroi Osmani në platformën X.