EUROSTAT: Shqipëria, e fundit në Evropë sa u përket të ardhurave për frymë
Shqipëria renditet e fundit në Evropë në kuadër të të ardhurave për frymë.
Sipas EUROSTAT-it, të ardhurat për frymë në Shqipëri janë 35 për qind e mesatares evropiane, duke u renditur në të njëjtin nivel me Bosnjë e Hercegovinën.
Ndërsa për sa u përket vendeve të tjera të rajonit, nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 52 për qind.
Maqedonia e Veriut kishte të ardhura sa 41 për qind e BE-së.
EUROSTAT-i është ndalur edhe te konsumi aktual për frymë, që u referohet të gjitha mallrave dhe shërbimeve të konsumuara aktualisht nga familjet.
Edhe te konsumi individual, Shqipëria sërish renditet e fundit në Evropë, me 42 për qind të mesatares evropiane, nga 41 për qind vitin e mëparshëm.
Në Evropë nivelin më të lartë për frymë e kanë Irlanda dhe Luksemburgu.