Toyota njofton ndërprerjen e prodhimit të Supra-s me katër cilindra
Toyota ringjalli ikonën Supra me një motor me gjashtë cilindra në vitin 2019.
Dy vjet më vonë, kompania ofroi një tjetër model me katër cilindra, i cili tani nuk gjendet askund.
Kjo pasi marka konfirmoi se prodhimi i Supra-s me katër cilindra do të ndërpritet,
Supra me katër cilindra përmbante një motor 2.0 litërsh turbocharged që prodhonte 255 kuaj fuqi, dhe një transmision automatik me tetë shpejtësi.
Tani seria Supra përbëhet vetëm nga modeli me gjashtë cilindra.
Ajo vjen në dy versione, 3.0 dhe 3.0 Premium.
Një gjë që blerësit e këtij modeli duhet ta dijnë është një rritje e lehtë e çmimit të veturës.
Supra 2025 fillon nga 57 mijë dollarë, ndërsa 3.0 Premium mbi 60 mijë dollarë. /telegrafi