Osmani viziton Muzeun Etnologjik: Histori e kulturë, por edhe freski në këto ditë të nxehta vere
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun dhe dy vajzat, ka vizituar Muzeun Etnologjik në Prishtinë në këto ditë të nxehta vere, duke shprehur interesin e saj për historinë dhe kulturën e vendit.
Gjatë vizitës së saj, Osmani eksploroi ekspozitat e muzeut, duke vlerësuar pasurinë e objekteve të cilat reflektojnë trashëgiminë kulturore të Kosovës.
“Nga vizita në Muzeun Etnologjik në Prishtinë – histori e kulturë, por edhe freski në këto ditë të nxehta vere”, shkroi Osmani në Facebook.
Muzeu Etnologjik në Prishtinë mbetet një ndër institucionet kulturore të rëndësishme, ku ruan historinë dhe traditat kosovare.