Zhduket një grua dhe një djalë Ferizaj, në lokacione të ndryshme 

Dy persona janë raportuar të zhdukur në Polici gjatë ditës së djeshme në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë që të dy rastet janë raportuar në Ferizaj, ku rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Besnik Osmani”,  më datën 28.06.2024 rreth orës 08:20, ndërsa rasti i dytë është raportuar në Polici në fshatin Greme, në Ferizaj më datën  25.06.2024 rreth orës 13:00, raporton Zeri.info.

Rr. Besnik Osmani, Ferizaj 28.06.2024 – 08:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.
Fsh. Greme, Ferizaj  25.06.2024 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se djali i tij, ka dalë nga shtëpia nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime” thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri