Vetaksident në Fier, humb jetën një 64-vjeçar
Një 64-vjeçar ka vdekur këtë të shtunë në rrugën Fier-Pishporo, si pasojë e një vetaksidenti.
Viktima ishte duke drejtuar një motomjet pa targa, ku humbi kontrollin e motomjetit dhe doli nga rruga, dhe si pasojë e lëndimeve ndërroi jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /abcnews