Kamenicë: Arrestohet një grua për disa vepra penale, kërkohej me urdhëresë nga Gjykata Themelore

Njësite policore nga Stacioni Policor Kamenicë kanë arrestuar një femër me inicialet M.Th., (viti i lindjes 2000).

Ajo ishte e kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy vite e shtatë ditë për disa vepra penale.

Pas përfundimit të procedurave e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit.