FIBA: Orari i ndeshjeve për nesër, në fazën gjysmëfinale
Në gjysmëfinale të shtunën do të ndeshen Norvegjia me Qipron dhe Malta me Shqipërinë, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës, transmeton "Zëri".
Ndërkohë, për vendet 5-8 do të luajnë Kosova me Andorrën dhe Armenia me Gjeorgjinë.
FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla - Femrat 2024 po mbahet nga data 25-30 qershor 2024, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.