Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes rikthehet në Komision

Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes do të kthehet në Komisionin për Siguri për plotësim dhe ndryshim për shkak të mangësive që kanë gjetur anëtarët e këtij komisioni.

Kuvendi sot ka votuar për kthimin e këtij projektligji me 69 vota për dhe katër kundër, raporton Zeri.info.

Kërkesën për kthimin e këtij projektligji në Komisionin për Siguri e ka bërë kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, i cili tha se ka shkelje të shumta, ndërsa për këtë u pajtuan edhe deputetët e pozitës dhe opozitës. /Zëri