Aktakuzë ndaj dy personave, që tentuan ta vrisnin një tjetër shkaku i servisimit të veturës

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë, të pandehurit H.Z. dhe R.Z., më datë 10.05.2024, rreth orës 18:51 min., në rrugën “Transiti i Ri” në lagjen “Arbana” të Prizrenit, saktësisht në një autoservis, me dashje fillojnë kryerjen e veprës penale të vrasjes ndaj të dëmtuarit J.B., të cilën nuk e përfundojnë, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje paraprake lidhur me servisimin e një veture që kishte ndodhur një ditë më parë, në mes të pandehurit H.Z. dhe të dëmtuarit J.B., derisa i njëjti ishte duke punuar në brendësinë e një automjeti në punëtorinë e tij, për një moment paraqiten të pandehurit H.Z. dhe R.Z., të cilët pa ndërruar asnjë fjalë derisa i dëmtuari ndodhej brenda veturës dhe në pozicion të pa mbrojtur, të pandehurit nxjerrin thikat dhe me të njëjtat e godasin disa herë të dëmtuarin, në pjesën e qafës dhe në regjionin e veshit të majtë, derisa e vërejnë dëshmitarin Sh.B., i cili hyn në mes për të penguar sulmin e mëtejmë, shkruan Zeri.info.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:

Prizren, 27 qershor 2024 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve H.Z. dhe R.Z. për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, nga Neni 172, lidhur me nenet 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 10.05.2024, rreth orës 18:51 min., në rrugën “Transiti i Ri” në lagjen “Arbana” të Prizrenit, saktësisht në një autoservis, me dashje fillojnë kryerjen e veprës penale të vrasjes ndaj të dëmtuarit J.B., të cilën nuk e përfundojnë, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje paraprake lidhur me servisimin e një veture që kishte ndodhur një ditë më parë, në mes të pandehurit H.Z., dhe të dëmtuarit J.B., derisa i njëjti ishte duke punuar në brendësinë e një automjeti në punëtorinë e tij, për një moment paraqiten të pandehurit H.Z., dhe R.Z., të cilët pa ndërruar asnjë fjalë derisa i dëmtuari ndodhej brenda veturës dhe në pozicion të pa mbrojtur, të pandehurit nxjerrin thikat dhe me të njëjtat e godasin disa herë të dëmtuarin, në pjesën e qafës dhe në regjionin e veshit të majtë derisa e vërejnë dëshmitarin Sh.B., i cili hyn në mes për të penguar sulmin e mëtejmë. I dëmtuari si rezultat i plagëve të marra me mjet të mprehtë, në pjesë vitale të trupit, përfundon në Spitalin Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, me lëndime të përshkruara sikurse në Akt ekspertimin mjekoligjor. Ndërkaq, të pandehurit me veturën e tyre të markës “Mercedes Benz 220C”, pas kryerjes së krimit largohen nga vendi i ngjarjes dhe deri më datë 11.05.2024 bëhen të pa arritshëm për organet e ndjekjes.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Zëri