Lista Serbe rikthehet në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e Listës Serbe janë parë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ata në vazhdimësi po i bojkotojnë seancat e Kuvendit, raporton Zeri.info.

Edhe në muajin shkurt, deputetët serbë kishin ardhur në seancë të Kuvendit të Kosovës, mirëpo ata vetëm ishin nënshkruar sa për të marrë mëditje dhe për të mos e humbur mandatin e tyre dhe përsëri pas pak minutash ishin larguar nga salla.

Si duket edhe sot arsyeja që ata kanë ardhur në seancë është të mos e humbasin mandatin e tyre. /Zëri