Një i “panjohur” golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në “Euro 2024”, la mbrapa emrat më të mëdhenj
Ka përfunduar faza e grupeve në kampionatin evropian "Euro 2024", ku nuk kanë munguar edhe befasitë.
Befasitë më të mëdha po cilësohen kalimi i grupit nga kombëtaret si Gjeorgjia e Sllovakia, derisa kanë befasuar për të keq duke mos i kaluar grupet Kombëtare si Kroacia, Hungaria, apo Ukraina.
Por padyshim befasia më e madhe qëndron te lista e top shënuesve më të mirë në "Euro 2024" pas fazës së parë ku janë mbyllur të gjitha ndeshjet e grupeve.
Sulmuesi gjeorgjian Georges Mikautadze aktualisht është i vetëm në krye të golashënuesve më të mirë në "Euro 2024", me tre gola të shënuar.
23-vjeçari që luan me Metzin në Francë, ka realizuar tre gola dhe ka një asistim deri më tani, derisa e veçanta është që ka shënuar në tre ndeshjet e zhvilluara në Evropian.
Pas gjeorgjianit në listë janë dy gjermanët Niclas Fullkrug dhe Jamal Musiala me nga dy gola. Nga dy gola kanë shënuar edhe Cody Gakpo i Holandës, Marin i Rumanisë dhe Schranz i Sllovakisë. /Telegrafi