Reagon edhe ambasada italiane për tri projektligjet që pritet të votohen nesër në Kuvend

Deklaratën e BE-së për tri ligjet që do të jenë në votim nesër në Kuvend, pas Gjermanisë, e ka mbështetur edhe Italia.

“Ne e mbështesim plotësisht deklaratën e BE-së në Kosovë për projektligjet për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.”

Ambasada e Italisë në Kosovë “përafërimi me standardet e BE-së dhe KiE-së është jetik për Kosovën dhe ne i bëjmë apel Kuvendit të Kosovës që të marrë parasysh amendamentet e propozuara”.