Pas Kurtit, Borrelli nis takimin me Vuçiqin

Para pak çastesh ka përfunduar takimi në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, raporton Zeri.info.

Tashme Borrelli ka filluar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas agjendës së publikuar, në ora 18:00 pritet të të fillojë takimi trelateral, pra Borrelli do të takohet me Kurtin dhe Vuçiqin. /Zëri