Mitrovicë, babai kërcënon me thikë djalin e tij pas një mosmarrëveshjeje
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Mitrovicën e Jugut.
Policia ka arrestuar një burrë për arsye se kishte kanosur me thikë djalin e tij, pas një mosmarrëveshjeje, transmeton Zeri.info.
“Ankuesi nga frika është alivanosur dhe ka marrë trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri