Përfshihet nga zjarri objekti në ndërtim i QKMF-së në Lipjan

Është përfshirë nga zjarri objekti në ndërtim i Qendrës Urgjente dhe Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Derisa ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, nuk raportohet për persona të lënduar.

Kujtojmë se gur themeli për ndërtimin e QKMF-së në Lipjan u vu në dhjetor të vitit 2023, derisa punimet ishin planifikuar të përfundonin në vitin 2025. /ATVlive