Kurti i shkon Qosjes në konak për t’ia uruar ditëlindjen: Puna e tij ka pasuruar trashëgiminë kulturore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar për vizitë në shtëpinë e akademik Rexhep Qosja.
Kurti shkoi për ta uruar personalisht Qosjen për ditëlindjen e tij të 88-të.
“Kontributi i tij në letërsinë dhe kulturën shqiptare janë të pashoqe, duke e bërë atë një figurë të dashur në Kosovë dhe më gjerë. Nga fillimet e tij të hershme në Vuthaj deri te rolet e tij të rëndësishme në edukim dhe letërsi, udhëtimi i tij ka qenë një burim frymëzimi. Si shkrimtari i parë postmodern shqiptar dhe një kritik letrar i shquar, puna e tij ka pasuruar trashëgiminë tonë kulturore”, shkruan Kurti.