Qalaj: Takimi Kurti-Vuçiq do përfundojë pa ndonjë rezultat

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj nuk beson se do të ketë ndonjë rezultat konkret gjatë takimit Kurti-Vuçiq që do të realizohet nesër në Bruksel.

Qalaj ka thënë se ky takim do të përfundojë pa ndonjë rezultat.

“Vetëm një takim i radhës pa ndonjë rezultat, do të diskutohet normalisht për çështjen e formimit të Asociacionit edhe pse kryeministri Kurti ka deklaruar se kjo nuk do të jetë temë, mirëpo është e pashmangshme dhe besojë se do të jetë vetëm takim i radhës dhe asgjë me shumë”, ka thënë Qalaj në Kanal10.