Ra pre e mashtrimit përmes sms-it, Policia nis hetimet dhe sugjeron qytetarët që të kenë kujdes kur japin të dhëna në platforma të pasigurta

Një ndërhyrje në sistem kompjuterik është iniciuar si rast hetimi nga Policia të martën.

Hetimi është iniciuar pas denoncimit nga ankuesi se në telefon e ka pranuar një link me logo të një poste, ku më pas është drejtuar në një link tjetër ku i janë kërkuar të dhënat bankare personale.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, pasi i ka dhënë të dhënat ankuesi është dëmtuar në vlerë të konsiderueshme monetare.

“Andaj duke parë si të rrezikshme mundësime e manipulimit dhe keqpërdorimit të të dhënave të ndjeshme nga ana e linqeve të pasigurta sugjerojmë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar kur japin të dhëna të tilla në platforma të pasigurta”, thuhet më tej në njoftim.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Iniciohet hetim për rastin ndërhyrje në sistem kompjuterik

Prishtinë, 25 qershor 2024 - Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Ndërhyrje në sistem kompjuterik”.

Hetimi u iniciua pas denoncimit nga ankuesi se i njëjti në telefonin e tij kishte pranuar një link (lidhje-vegëz) me logo të një poste dhe pas klikimit në të është ridrejtuar në linkun tjetër ku i janë kërkuar të dhënat bankare personale.

Pas futjes së të dhënave ankuesi ka raportuar se është dëmtuar në vlerë të konsiderueshme monetare.

Andaj duke parë si të rrezikshme mundësime e manipulimit dhe keqpërdorimit të të dhënave të ndjeshme nga ana e linqeve të pasigurta sugjerojmë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar kur japin të dhëna të tilla në platforma të pasigurta.