Kurti mburret me rezultatet e arsimit: Mbi 4 mijë bursa për tre vjet, 50% e studentëve vajza dhe gra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën ndërkombëtare të rinisë për vetëvendosje “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy”, tha se një nga sfidat kryesore me të cilët përballet Kosova për integrim në Bashkimin Evropian është rindërtimi e ripërtëritja e vlerave sociale, raporton Ekonomia Online.

Sfidë tjetër kryesore mbetet arsimi cilësor, megjithatë kryeministri Kurti u krenua me rezultatet e udhëheqjes së Qeverisë, duke thënë se janë 4 mijë e 630 bursa për tre vjet që u janë dhënë vajzave dhe grave.

“Sfida kryesore që kemi sot është pikërisht rindërtimi e ripërtërija e vlerave sociale demokratike. Mbi vlerat, rikthimi te vlerat dhe principet e ku bëjnë pjesë liria e cila mundëson zhvillimin e provincave, bën pjesë demokracia që garanton pjesëmarrjen trajtimin me respekt mbi të cilin bie përgjegjësia shtetërore që asnjëri të mos mbetet prapa”, tha Kurti.

“Arsimin cilësor, sa i përket tregut të punës, ka edhe një vend pune në ekonomi. Për këtë ne si qeveri jemi angazhuar sa i përket arsimit publik që e kemi bërë falas, bursa për vajza janë 4 mijë e 630 bursa për tre vjet, nuk ka asnjë investim ku kthimi ka qenë më i madh për vajza dhe gratë, 50 për qind e studentëve janë vajza dhe gra, ndërkohe mesatarja e BE-së është 17 për qind”, shtoi Kurti.

“Në 12 profile, në 23 shkolla në 14 komuna anembanë Kosovës kanë ndjekur mësimet në sistemin dual 120 nxënës, qëllimi ynë është të mësojmë profesionalizimin akademik”, u shpreh Kurti.