Kurti uron homologun e ri maqedonas: Mezi pres të punojmë bashkë

Kryeministri i vendit Albin Kurti e ka uruar homologun e tij maqedonas Hristijan Mickoskin për marrjen e pozitës së re.

Kurti tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinje, por aleate dhe partnere të ngushta me orientim drejt NATO-s, integrim në BE dhe bashkëpunim rajonal.

“Nga rruga Prizren - Tetovë deri te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe”, shkroi Kurti.