Ylber Ramadani reagon pas eliminimit: Luajtëm fort, treguam karakter në çdo sfidë
Fatkeqësisht, mbrëmë ishte fundi për Kombëtaren shqiptare në “Euro 2024”.
Shqipëria u mposht nga Spanja në xhiron e fundit të fazës së grupeve, duke e mbyllur aventurën e Evropianit.
Mbrëmë në duelin ku na duhej fitorja u mposhtëm 0:1 nga superfuqia Spanja në Dyseldorf.
E mesfushori nga Shtimja, Ylber Ramadani, ka dalë me një reagim sot pas eliminimit të mbrëmshëm të kuqezinjve.