Tërmet i fortë në Turqi, ndihet deri në ishujt Egje

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar pas mesnate në Turqinë Perëndimore, i cili është ndjerë edhe në ishujt e Egjeut Verilindor.

Sipas EMSC-së, tërmeti me magnitudë 5 është regjistruar në orën 01:36, në një zonë të Turqisë Perëndimore

Epiqendra e saktë e lëkundjes është 15 km në veriperëndim të qytetit Soma në provincën e Manisas, ndërsa thellësia fokale e tërmetit, sipas vlerësimit fillestar të EMSC-së, është llogaritur në 12 km.