Policia apel mërgimtarëve: Respektoni rregullat e trafikut!

Policia e Kosovës u ka dëshiruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve që po vinë në Kosovë për pushimet verore.

Bashkë me urimin e mirëseardhjes, Policia ka lëshuar edhe një apel për ta, duke u kërkuar që të respektojnë rregullat e trafikut për sigurinë e tyre dhe të familjeve, transmeton Zeri.info.

Në apel, Policia ka bashkëngjitur edhe gjobat për secilën shkelje të rregullave të trafikut, siç parashikohen me Ligjin e ri të trafikut. /Zëri