Xhuli Nura merr vëmendje me një video, ndërsa shfaqet duke kërcyer me tupanë në mes të Dyseldorfit

Xhuli Nura nuk ka munguar as në ndeshjen e fundit të Kombëtares shqiptare në "Euro 2024".

Ajo ditën e djeshme (e hënë) ka qenë në Dyseldorf për të përkrahur Shqipërinë në lojën me Spanjën.

Përpara ndeshjes ishte krijuar një atmosferë e zjarrtë në qytet, ku të shumtë ishin ata që u mblodhën për festë.

Modelja nga Drenica ka ndarë pamje në rrjete sociale, ku shihet duke kërcyer me tupanë.

Ish-banorja e Big Brother në një video të mëhershme tha se ka shumë sportistë në familje.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albania (@welcome__to_albania_)

Xhuli tha se i përkrah të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh se për çfarë bëhet fjalë, qoftë sport e politikë.

Ajo mes të tjerash zbuloi se ka luajtur edhe vetë futboll, duke qenë se merret me sport që një kohë. /Telegrafi