Vidhen 10 dyer të ballkoneve në Prishtinë

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur dje në Prishtinë.

Një femër ka raportuar në Polici se nga persona të panjohur janë vjedhur 10 copë dyer të ballkoneve.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga person/a të dyshuar të panjohur janë vjedhur 10 copë dyer të ballkoneve. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri