Shtetasi i Shqipërisë gjendet i vdekur në Fushë-Kosovë, nisin hetimet

Policia ka nisur hetimet për një rast në Fushë-Kosovë, ku një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete dje në mëngjes.

Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për rastin, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, transmeton Zeri.info.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, shtetas i Shqipërisë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Zëri