Gjimshiti: Faleminderit të gjithëve, gjëja më e rëndësishme është të shohim përpara

Shqipëria ka pësuar humbje nga Spanja në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në kuadër të kampionatit evropin “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Merkur Spiel Arena” përfundoi me rezultat minimal 0-1.

Golin e fitores për Spanjën arriti ta shënojë Ferran Torres në minutën e 13-të.

Pas ndeshjes ka folur kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ku u shpreh  i lumtur për të gjithë ekipin, teksa ka falenderuar tifozët për mbështetjen.

"E filloj nga ekip, stafi, të gjithë që kanë qenë të pranishëm. Jam i lumtur për të gjithë ekipin për performancat që kemi treguar në fushë, jo shumë për ndeshjen e parë, ku u emocionuam.

Falënderoj gjithë tifozët që na kanë përkrahur dhe mbështetur kaq shumë në çdo ndeshje.

Gjëja më e rëndësishme është të shohim përpara. Patëm një grup ndër më të vështirët. Treguam ndeshje të mira.

Kemi bërë gabime, por është një eksperiencë e madhe për ne. Për të gjithë që bënë Europianin e parë, siç jam edhe unë.

Të rinjtë do të mësojnë dhe do të përmirësohen shumë”, deklaroi qendërmbrojtësi”.

Kësisoj, Shqipëria mbyll këtu garën në kampionatin evropian si e fundit në grup me vetëm një pikë. /Zëri