Italia barazon në frymën e fundit dhe kualifikohet tutje

Italia ka arritur të barazojë në frymën e fundit ndaj Kroacisë,  në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të kampionatit evropian “Euro 2024”.

 Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, në stadiumin “Red Bull Arena”.

Golin për Kroacinë e shënoi Modriq (55’), kurse për Italinë realizoi Zaccagni (90+8’).

Me këtë barazim, Italia kualifikohet tutje me katër pikë nga vendi i dytë, kurse Kroacia mbetet e treta me dy sosh. /Zëri