Vërshime në Pejë

Reshjet e shiut kanë shkaktur vërshime sot në Pejë.

Në një video shihen rrugët e mbuluara nga uji.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Pejë, Gëzim Gashi tha se gjatë ditës ka pasur reshje më të mëdha të shiut, ndërsa për momentin ka më pak.

Ai tha se nëse gjendja vazhdon ashtu siç është për momentin, nuk ka vend për panik.

Gashi tha se gjatë ditës nuk kanë pranuar ndonjë thirrje ku në të cilën ndonjë qytetar do të thoshte se është në rrezik për jeten, si pasojë e vërshimeve. /klankosova