Princesha Anne e Britanisë lëndohet në pronën e saj, shtrihet në spital

Princesha Anne e Britanisë së Madhe është shtruar në spital pasi pësoi një lëndim të lehtë në kokë dhe tronditje në pronën e saj në Gloucestershire, tha Buckingham Palace.

Princesha Anne, 73 vjeç, pritet të shërohet plotësisht dhe shpejt pas një incidenti në pronën e saj në Gatcombe Park të dielën, thuhet në një deklaratë.

Burimet sugjerojnë se lëndimi i saj është në përputhje me një goditje nga koka ose këmbët e një kali.

“Mbreti është mbajtur i informuar nga afër dhe i bashkohet gjithë familjes mbretërore për t’i dërguar Princeshës dashurinë dhe urimet e tij më të mira për një shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratë, shkruan BBC.