Gërvalla në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” kërkoi që Kosova të anëtarësohet në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka publikuar një videopërmbledhje të pjesëmarrjes së saj në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook, ajo ka shkruar se ka thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Nga pjesëmarrja në takimin e grupit ‘Miqtë e Ballkanit Perëndimor’ në Vjenë, ku para homologëve nga shtetet pjesëmarrëse, në dy panele të ndara shpalosa qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe bëra thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Gërvalla.