Bajram Begaj dhe kryetari i Junikut flasin për thellim të bashkëpunimit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu.

Shehu rëndësinë e këtij takimi e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë, duke shtuar se e vizita e presidentit Begaj është një vlerësim i angazhimit të tyre, si dhe një respekt i madh për të gjithë banorët e komunës së Junikut.

Përveç falënderimit për mbështetjen nga shteti shqiptar, presidenti Begaj dhe kryetari Ruzhdi Shehu kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes tyre në fushat e interesit të përbashkët, duke e cilësuar këtë si një hap tejet të rëndësishëm.

Ndërsa pas takimit Begaj dhe Shehu kanë bërë nderime dhe kanë vendosur kurora lulesh në memorialin kushtuar heronjve të rënë në Betejën e Koshares në krye me Sali Çekajn dhe Agim Ramadanin, si dhe pranë memorialit të dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të rënë në Junik.