LDK-ja e PDK-ja thonë se do ta dërgojnë projektligjin për KPM-në në Kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).

Ky paralajmërim u bë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ndërsa seanca u caktua të jetë të enjten.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se nëse ky projektligj nuk ndryshon, atëherë do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se ky projektligj ka për qëllim kontrollin e mediave të pavarura. /eo